Në datë 23 nëntor ansambli Italian “Aurata Fonte” dhe organizatorët e koncertit, premierë të operës “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi, kanë mbajtur sot konferencë për media. Kjo premierë do të shfaqet në datën 24 nëntor.
Profesoreshë Besa Luzha, nga Universitetin e Prishtinës ka shprehur mirënjohjen për kryeministrin për realizimin e kësaj premiere. Ndër të tjera ajo ka shprehur.
“Qeveria, zyra kryeministrit dhe kryetari i Prishtinës menjëherë iu përgjigjën kërkesës sonë”.
Kjo është diçka shumë motivuese për vetë kulturën shqiptare dhe për promovimin e vlerave klasike në Prishtinë.
Kurse këshilltari i kryeminsitrit, Jahja Lluka, ka uruar organizatorët për organizimin e kësaj opere, duke thënë:
“Nuk ka qenë bash lehtë me ardh me gjithë këto instrumente. Ne të gjithë do kënaqemi bashkë, por edhe të dielën me përurimin e tri shtatoreve”, ka thënë Lluka.
Kurse Perkili Pite, ideator dhe përgjegjës i projektit, ka prezantuar historikun e Vivaldit ndërsa ka thënë se opera nuk do të luhet siç është luajtur në kohën kur është shkruar dhe kompozuar. Ndër të tjera ai është shprehur sipas kultplus:
“Kur fillova studimet për muzikën baroke nuk e dija se ekziston një muzikë e tillë për Skënderbeun. Rastësisht duke mbledhur materiale pash që disa gjëra lidheshin me njëra tjetrën. Një nga personazhet kryesore që ne kemi materiale, ka qenë një ambasador në Vjenë, ish koleksionist i dorëshkrimeve dhe në koleksionet e tij fut veprat e Vivaldit dhe më vonë i shiten bibliotekës së Torinos. Aty janë me qindra e qindra vepra të Vivaldit”,
Vivaldi është një nga kryeveprat botërore, kryevepër që do të trasmetohet nesër në Prishtinë në orën 20:00.