Parlamenti ka votuar vetëm me votat e maxhorancës dy kandidaturat e propozuara nga PS për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për dy anëtarët e rinj tashmë Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri. Dy kandidaturat janë votuar me 74 vota.
Ndërkohë që as sot opozita nuk ka marrë pjesë në seancë, ashtu si që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar.
“Dy vendet vakante në KQZ nga partitë e shumicës parlamentare. Grupi parlamentar i PS nga katër kandidatura të propozuara Rezarta Bitri, Arens Çela, Elira Kokona, Bledar Skënderi ka përzgjedhur me anë të kryetarit zonjën Rezarta Bitri dhe zotin Bledar Skënderi. Grupet e tjera parlamentare dhe pas përfundimit të gjitha afateve të arsyeshme nuk kanë ushtruar të drejtat e parashikuara në kodin zgjedhor”tha Ruçi para votimit.