MENU
klinika

Konfigurimi i KQZ-së

Ikje të reja/ PS i merr opozitës dy anëtarë të KQZ

30.10.2018 - 11:22

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e dy kandidaturave të propozuara nga Partia Socialiste, për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore, ishin të pranishëm dy kandidatët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Por, gjatë mbledhjes, deputetët e maxhorancës kanë njoftuar se dy kandidatët, synojnë të zëvendësojnë mandatet e dy anëtarëve të opozitës.

Përkatësisht, maxhoranca kërkon që të plotësojë vendet e Hysen Osmanit dhe të Vera Shtjefnit, të cilët janë në KQZ si propozim i Partisë Demokratike.

 

Gjatë mbledhjes, Taulant Balla ka theksuar se kur është zgjedhur, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani në KQZ, kanë qenë propozim i shumicës dhe këto dy vende i takojnë shumicës aktuale që është PS

Me këtë konfigurim të ri, opozita në KQZ do të ketë vetëm dy përfaqësues, përkatësisht, Klement Zgurin, kreun e KQZ-së dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga LSI-ja.

Ndërsa maxhoranca, do rimarrë shumicën në Komision, me nënkryetarin Denar Biba, anëtaren Edlira Jorgaqi dhe dy anëtarët, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri.

Ndërkohë që në vend i ri do ti lihet në dispozicion opozitës.

Balancat aktuale në KQZ janë, 4 anëtarët opozita dhe 3 anëtarë maxhoranca.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën