MENU
klinika

Arrestimet në Mitrovicë

Vrasja e Ivanoviç/ Masa e sigurisë për tre të dyshuarit

24.11.2018 - 21:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, ndaj dy të pandehurve me iniciale N.S. dhe M.R., të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Ndërkaq, të pandehurit D.M. po ashtu i është caktuar masa prej një muaji parabugim, për veprën “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Të pandehurve N.S., M.R. dhe D.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018”, thuhet në njofimin e Gjykatës Themelore.

Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, të premten arrestoi katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Ivanovic. Ndërkaq, personi i katërt i arrestuar nuk ka të bëjë me rastin.

Gjykata Themelore thotë se masa prej një muaj paraburgim “është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”. Në njoftimin e Gjykatës po ashtu theksohet se masa e paraburgimit prej një muaji parandalon që të panderhurit të qëndrojnë në liri ku “do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

Policia e Kosovës të premten ka njofuar se është në kërkim edhe të një personi tjetër me iniciale M.R., i përkatësisë serbe, lidhur me vrasjen e Ivanovicit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviç ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat