MENU
klinika

Në Vlorë

Vrasja në Selenicë/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorin

12.11.2018 - 13:33

Pas ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Selenicë të Vlorës, ku mbeti i vrarë kryetari i Njësisë Administrative Kotë Fatmir Hodaj, Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Admir Delajn, autorin e krimit.

Ngjarja në fjalë ndodhi tre ditë më parë në Selenicë të Vlorës. Autori i ngjarjes pasi u mor në pyetje nga policia, pranoi autorësinë e krimit, ndërsa tha se kishin qenë në të njëjtin lokal me viktimën dhe pas një debati e kishte vrarë. Admir Delaj qëlloi katër herë më armë gjahu Hodajn.

Kronologjia e ngjarjes

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës.

Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.

Ai ka qëlluar 64-vjeçarin Hodaj, duke lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit, Delaj është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak kohë më vonë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e krimit.