MENU
klinika

Operacioni policor në Veri

Vuçiç alarmohet, thërret ambasadorët

23.11.2018 - 11:18

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, ka thirrur në një takim urgjent kryeministren Ana Brnabiç, ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Cepurin, dhe ambasadorin e Kinës Li Machang, pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Gazeta serbe ‘Alo’ shkruan se takimi është paralajmëruar të ndodhë në orën 11:00.


Sipas të përditshmes serbe, në këtë takim presidenti Vuçiç do t’i bëjë të ditur ambasadorëve lëvizjet e fundit të Prishtinës zyrtare.

Lidhur më aksionin e Policisë së Kosovës në veri ka reaguar edhe deputeti serb Milovan Dreçun. Ai e ka quajtur si një lëvizje të rrezikshme ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN