MENU
klinika

Polemikat Vuçiç-Haradinaj

‘Përgatituni për luftë, nuk do e njohim Kosovën’

23.11.2018 - 13:03

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur taksat me 100% ndaj produkteve serbe që hyjnë në Kosovë, ka shkaktuar reagime të forta në Beogradin zyrtar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi ditën e djeshme se Kosova do ta heqë taksën e mallrave serbe, vetëm nëqoftëse Serbia do ta njohë si shtet të pavarur. Kjo deklaratë e tij ka sjellë një tjetër reagim të presidentit Aleksandër Vuçiçit.

Pasi kërkoi në formë “lutjeje” që të hiqet tarifa e vënë, Vuçiç theksoi se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë e të vështirë sepse pavarësinë nuk do ta njohim”, ka thënë Vuçiç.

Vendimi i Kosovës më datë 21 nëntor, se taksa do të rritej nga 10 për qind në 100 për qind, u përkthye si një kundërgjigje e saj përkundrejt frenimit që i bëri Serbia anëtarësimit të saj në INTERPOL.

Masën e ndërmarrë të Kosovës përkundrejt mallrave serbe, e kanë dënuar edhe vendet e Bashkimit Europian. Kjo e fundit i ka kërkuar shtetit kosovar që të tërheqë sa më parë vendimin, pasi cënon tregtinë dhe shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN