Gjatë një konference për media Vuçiç ndër tjera ka thënë “Porosia ime ndaj Shqiptarve është, Ju lutem o njerëz sikur Zotit, kthjellohuni dhe kuptojeni që neve na duhet paqe, kuptojeni që nuk na duhet eskalimi i situatës, as popullates serbe e as asaj shqiptare, ju lutem, ju lutem largojeni këto (taksat e 100%) dhe të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një kompromis”.
Sikurse ne që ju respektojmë juve shqiptarve, duhet edhe ju të na respektoni neve serbëve. Sikurse ne që e kuptojmë faktin që ju Kosovën e shihni si shtet të pavarur, kuptojeni faktin që ne nuk e shohim Kosovën si shtet të pavarur, por ama ne ju kuptojmë juve.
Vetëm përmes kompromisit mund të vijmë deri tek zgjidhja, pa Serbinë nuk mundet të ketë zgjidhje o njerëz, as nuk munden Amerikanet tu japin e as qe do të munden (pa marrëveshje me Serbinë), sikurse që duhet ta kuptojmë ne që Kosova nuk është e gjitha e jona, dhe nuk mund t’i kemi të gjitha ato që duam, por vetëm se duhet të gjejmë marrëveshje dhe kompromis, unë sinqerisht ju lus që ta kuptoni këtë, sepse ndryshe kjo situatë na dërgon në një katastrofë.