01.11.2018 - 14:17
Pasi dha dorëheqjen pak ditë më parë Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, ka folur për herë të parë për mediat.
Në mbyllje të seancës plenare Xhafaj u pyet nga gazetarët për arsyet e dorëheqjes, por nuk dha shpjegime.
Në ikje e sipër ish-ministri i Brendshëm, u shpreh se ka folur aq shumë sa ishte e kotë të bënte një koment tjetër.
DEKLARATA E XHAFAJT
Pse e keni dhënë dorëheqjen?
Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera.
Nuk kemi kuptuar asgjë…
Ah, nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Firmos dekretin
Ilir Meta i thotë ‘lamtumirë’ Xhafës
Reagon opozita