Një specieje të re dinozauri që mendohet të ketë jetuar rreth 110 milionë vite më parë në Argjentinë, pranë Andes Cordillera është zbuluar nga një grup panteonlogësh.
I quajtur “Lavocatisaurus agrioensis”, specia bimëngrënëse 12 metra e gjatë jetonte në një zonë shkretëtire, që sot shtrihet provinca Neuquén, e njohur për qendrat e saj paleontologjike dhe puset e naftës.
Ne gjetëm shumicën e eshtrave të kafkës së kokës, një numër të madh dhëmbësh, duke na mundësuar një riformulim shumë të plotë të gjithë pjesës së kokës, shprehet José Luis Carballido, studiues i Muzeut Egidio Feruglio, Patagoni.
Pranë dinozaurit shkencëtarët zbuluan edhe eshtrat dy specieve të tjera, përkatësisht 6 deri në 7 metra të gjata. Sipas ekspertëve, ata lëviznin në grupe dhe mund të jenë vrarë në të njëjtën kohë.
Zbulimi u botua në revistën e specializuar ”Acta Palaeontologica Polonica”.