Zakonisht përdorim alkool për heqjen e substancave ngjitëse ose si dezinfektues. Alkoli ka një numër të madh përdorimesh të tjera, njëri prej tyre si një përbërës i produkteve kozmetike.
ZËVENDËSIMI I DEODORANTIT
Nuk keni nevojë për panik në rast se keni harruar deodorantin tuaj në shtëpi. Ajo që duhet të bëni është të aplikoni pak alkool në sqetulla.
Ai do të eliminojë bakteret që shkaktojnë erën e keqe.
Alkooli gjendet në paketën e ndihmës së parë. Megjithatë, mos e bëni këtë një zakon sepse alkooli mund të irritojë lëkurën.
ELIMINON BAKTERET
Mund të jetë shumë e mundimshme për të eleminuar bakteret që ndodhen krevat. Ato mund të eliminohen duke hedhur alkool.
Merrni një shishe alkol dhe spërkatni mbi dyshekun dhe jastëkun tuaj, përsërisni këtë disa herë në mënyrë që t’i eliminoni ato plotësisht.
LARGON PARAZITËT
Në rast se dikush është i shqetësuar nga parazitët, alkooli mund të ndihmojë. Mbushni një shishe me alkool dhe shtoni disa pika vaj esencial livando.
Duhet të përqëndroheni tek flokët dhe koka kur ta spërkatni. Pastaj, hiqni parazitët e vdekur duke krehur flokët.
PASTRON MANIKYRIN
Në thonjë ka një numër të madh kimikatesh dhe ata mund të shkaktojnë dëme. Pastrimi me alkol është zëvendësimi ideal për acetonin kimik.
Domethënë, heqja e manikyrave të thonjve do të marrë më shumë kohë, por do të parandalojë çdo dëmtim të thonjve tuaj.
PASTRON LËKURËN
Peroksid benzoil është i pranishëm në shumicën e kremrave kozmetike dhe është shkaktar për puçrra fytyre.
Megjithatë, fërkimi me alkool ka veti të fuqishme qetësuese dhe anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën e prekur, dezinfektojnë pucrrat dhe parandalojnë krijimin e akneve.
Ajo që duhet të bëni është të aplikoni alkolin drejtpërdrejt në zonën e prekur.
PAKETI COOL
Alkooli nuk ngrin kurrë, që do të thotë se mund ta përdorni për të bërë jastëkun e ftohjes. Përdorni alkoolin dhe ujin në një raport 1: 2 dhe përgatitni përzjerje.
Mbajeni këtë në një qese të mbyllur plastike në frigorifer. Lëreni përzjerjen në frigorifer për rreth një orë përpara se të përdorni.
PASTRON VESHËT
Shumica e njerëzve ende i pastrojnë veshët me pambuku. Megjithatë, duke përdorur ato ju po e shtypni dylli më thellë në kanalin e veshëve.
Përzieni pak uthull të bardhë dhe alkool, merrni një shtupë pambuku dhe zhyteni në këtë përzjerje dhe perdoreni per pastrim.
QETËSON LËKURËN
Depilimi i sqetullave dhe zonës së bikinit mund të shkaktojë pika të kuqe në lëkurën.
Aplikoni alkol dhe qetësoni çdo acarim dhe lëkura do të bëhet më butë.
SHËRUES I HERPESIT
Është fakt se 85% e popullsisë botërore janë bartës të virusit herpes.
Nëse jeni një nga ata njerëz,duhet të aplikoni 70% alkool izopropil në zonën e cila është prekur dhe herpesi do të zhduket më herët.
PASTRON SYZET
Pastroni syze tuaj me alkool. Përdorni një leckë të butë me alkol për t’i fshirë ato.
SANITAIZER
Përgatitni dezinfektuesin e duarve me anë të alkoolit.
Kombinoni pak xhel Aloe Vera, disa pika vaj esencial dhe alkool izopropil.