MENU
klinika

Deklarata

“6 muaj që pula ‘Lulzim’ të bënte 2 vezë”

20.12.2018 - 13:41

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se vezët që hodhi sot në Kuvend në drejtim të kryeministrit Edi Rama deputeti i PD Endri Hasa ishin fshehur nga Lulzim Basha brenda xhaketës, të cilat më pas ja ka dhënë deputetit.

Përmes një postimi në Facebook të cilin e shoqëron edhe me video, Balla shprehet se është e turpshme se si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij dy vezë.

“U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë”- thotë Balla duke iu referuar rikthimit të PD në Kuvend pas 6 muajsh bojkot.

Statusi i Ballës:

Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij ✌️?.

Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët? dhe ia jep deputetit pa emër.