MENU
klinika

Nga Project Syndicate

A do të ketë paqe mes SHBA-së e Kinës në 2019?

16.12.2018 - 12:01

Udhëheqësit e Kinës do të përpiqen të ristabilizojnë lidhjet e ndërsjellta dhe të lehtësojnë tensionet në marrëdhëniet me amerikanët…

Gjatë vitit 2018, pjesa më e madhe e Azisë është tronditur nga dinamika e re dhe gjithnjë e më e paparashikueshme në marrëdhëniet Sino-Amerikane. Një vit më parë, Presidenti i SHBA Donald vizitoi Pekinin dhe pas vizitës së tij të gjithë menduan se tensionet në marrëdhëniet mes tyre kishin marrë fund. Dymbëdhjetë muaj më vonë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në një luftë tregtare.

Tani ka paqëndrueshmëri të thellë në tregjet financiare, me ngadalësim të rritjes në Kinë dhe Evropë. Pasiguria për të ardhmen e negociatave bërthamore me Korenë e Veriut e shton tensionin.

Pra, çfarë të presim nga marrëdhëniet SHBA-Kinë në 2019? Është e mundshme që deri në mars do të ketë një marrëveshje mbi reduktimin e deficitit tregtar dypalësh. Një marrëveshje për uljen e tarifave deri atëherë është gjithashtu e mundur, edhe pse mund të zgjasë.

Reforma e transferimit të ashtuquajtur të detyruar të teknologjisë duhet të jetë relativisht e drejtpërdrejtë. Megjithatë, reforma ndryshon nga mënyra se si marrëveshjet kontraktuale mund të interpretohen në praktikë.

trump xi jinping-konica.al

Ne gjithashtu nuk duhet të përjashtojmë mundësinë e Kinës për reformimin e tarifave edhe për komunitetin më të gjerë ndërkombëtar. Për shembull, Kina mund të bëjë tarifat zero me kalimin e kohës jo vetëm për SHBA, por në të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do të përfaqësonte një mundësi që Kina të mbrojë tregtinë globale të lirë.

Në frontin e politikës së jashtme dhe sigurisë, Kina në vitin 2019 ka gjasa të “përplaset” me vendet e tjera, duke marrë parasysh sfidat e paraqitura nga SHBA. Ka tashmë disa normalizime në marrëdhëniet me Japoninë.

Kina gjithashtu dëshiron negociatave të përshpejtuara për një “kod sjelljeje” me Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore mbi Detin e Kinës Jugore. Kina gjithashtu ka gjasa të ketë një marrëdhënie më të qetë me Indinë, pas samitit dypalësh në Wuhan në prill.

Përtej Euroazisë, Kina do të vazhdojë me Iniciativën e Rripit dhe Rrugës. Megjithatë, në muajt e fundit, ka patur një debat midis zyrtarëve kinezë lidhur me rishikimin e disa pikave të BRI.

Për më tepër, Kina ka gjasa të konsolidojë dhe zgjerojë rolin e saj brenda institucioneve ekzistuese të Kombeve të Bashkuara dhe Bretton Woods. Ka gjasa që do të vazhdojë të jetë kampioni i ri i OBT-së dhe të mbështesë qëndrimin mbi ndryshimet klimatike globale siç është rënë dakord në marrëveshjen klimatike të Parisit 2015.

Kina kërkon të ristabilizojë marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe të lehtësojë tensionet në marrëdhëniet me amerikanët. Ndikimi i hetimit të Mueller për Trump dhe administratën e tij, dhe nëse do të ketë një president të ri në vitin 2020, do të sillte ndryshim në strategjitë e  SHBA-së.

Kevin Rudd, ish-Kryeministër i Australisë, është President i Institutit të Politikave të Shoqërisë së Azisë në Nju Jork dhe Kryetar i Komisionit të Pavarur për Multilateralizmin.

Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Aleanca SHBA-Japoni në rrezik…