MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Ambasadat në Kosovë kërkojnë luftimin e korrupsionit

10.12.2018 - 17:30

Kosovë

Të hënën është hapur “Java kundër korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e pesë shteteve, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka miratuar nëntë ligje dhe reforma në sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre.

Kosovë

Koalicioni i organizatave jofitimprurëse, të hënën do të bëjnë hapjen e “Javës kundër korrupsionit 2018”. Në hapje do të mbajnë fjalë rasti ambasadorët e pesë ambasadave dhe përfaqësues nga koalicioni i organizatave jofitimprurëse.

Pas hapjes së këtij aktiviteti nga ambasadorët, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.

Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet sjellja e Ligjit për Amnisti të përgjithshme.

Bisedohet vetëm për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por siç potencoi ai, hequr të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën, organizimin dhe porositësit.

Kosovë

Seanca e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës do të mbahet të premten, më 14 dhjetor 2018, në orën 10:00.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve: shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedoni

Qyteti i Shkupit është përsëri në krye të listës të qyteteve më të ndotura në botë.

“AirVisual” që publikon listën e qyteteve më të ndotura, e vendosi qytetin e Shkupi në vendin e parë me ajrin më të ndotur në Evropës dhe të pestin në botë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarohet ambasadori amerikan

‘Ka ardhur koha të luftohet korrupsioni’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!