MENU
klinika

Deklarata

“As negociata, as dialog”, Rama-studentëve: Mos u bëni si Luli

16.12.2018 - 13:37

Kreu i qeverisë, Rama, i është përgjigjur studentëve, ndërsa shkruan se ata po veprojnë njësoj si kryetari i PD-së Lulzim Basha, që sipas tij u mbyll ne çadër dhe nuk pranonte të dialogonte.

“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij!E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë?As negociata?DIALOG”, thuhet në mesazhin e Ramës në Twitter.