MENU
klinika

Vlerësimi nga McKresha

“Aurela Gaçe si Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela”

18.12.2018 - 14:21

“Ti je në atë dhomën me Vaçe Zelën, Nexhmije Pagarushën e Muharrem Qenën”. Me këtë koment në rrjetet sociale, McKresha ka vlerësuar këngëtaren Aurela Gaçen.

Artisti nga Mitrovica e ka krahasuar Aurelën me divat e muzikës shqiptare, ndërsa nuk ka vonuar edhe reagimi i saj: “Kuar ai, MC. Kresha të cilëson kështu…. është e rrallë kjo lloj dashurie dhe respekti. Kur e lexova e pranoj se u ndjeva shumë e nderuar. Fatmirësisht, dashurinë e respektin ndaj talentit të tij e kam shprehur vite më parë. Duke e kërkuar vetë në bashkëpunim…Sepse është i rrallë, unik”, ka shkruar Aurela.

McKresha dhe Aurela ishin së fundmi pjesëmarrës në “Këngën Magjike” ku u renditën ndër të parët më të votuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin