MENU
klinika

Situata në Arsimin e Lartë

Balla: 8 kërkesat e studentëve nuk e zgjidhin dot situatën

17.12.2018 - 13:34

Pas një mbledhje të Grupit Parlamentar të PS-së, kreu i këtij grupi, Taulant Balla në një konferencë për media bëri me dije se përsa i përket çështjes së studentëvee, 8 kërkesat e studentëve nuk e zgjidhin dot situatën në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend.

Ashtu si kryeministri Rama, edhe Balla theksoi nevojën për dialog me studentët, për të thelluar reformat në arsimin e lartë.
“Qendrimi ynë është shumë i qartë, nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumëanshme të arsimit në tërësi.

Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës, që u paraqitën 8 pikat dhe hajde të ikim të hamë gjelin e detit në shtëpi. Është e njëjta praktikë e njëjta lojë, që këto çështje nuk u zgjodhën.

Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndësishëm është dialog me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk e zgjedhin situatën të arsimit të lartë”, u shpreh Balla.