MENU
klinika

Shkrimtari Ridvan Dibra

‘’Ballkanika’’ mirëpret librin ‘’Legjenda e Vetmisë’’

12.12.2018 - 13:06

Rumania ndër shumë evente artistike që bën do të shpërndajë shumë çmime në fushën e letërsisë. ”Balkanika” është çmimi letrar më i rëndësishëm që ndahet për letërsinë ballkanike. Ky event do të organizohet në Bukuresht të Rumanisë, më 15 dhjetor 2018.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Ridvan Dibra si një i përzgjedhur për këtë garë me librin e tij të fundit ‘’Legjenda e Vetmisë’’

Legenda e vetmisë është një libër që mbështetet mbi epikën e popullit shqiptar. Subjekti vjen nga një lidhje e moçme shqiptare në sytë e autorit për t’u përcjellë hijshëm dhe thjeshtë në mesazhin e vet.

Si bazë e krijimtarisë së këtij libri është rikthimi po te letërsia, interpretimi i teksteve më të hershme të saj. Në këto tekste gjenden suaza të pafundme ngjyresash dhe kuptimesh të simboleve shqiptare që vijnë nga mitet dhe legjendat shqiptare në shekuj.

Parateksti që vjen si një riprodhim folklori i interepretuar nga autori, nis me rrëfimin e një narrator të plotfuqishëm në fjalë, por ai ka dhe vetminë e tij, kënaqësitë, urrejtjet e hakmarrjet.

Ky personazh është Bala që rrëfen në një ligjëratë apo më mirë të themi si një dialog mes syresh. Dhe Bala ecën njësh në çdo kapitull me  ritmikën e vet Bala rri vetëm githmonë, Bala harron muzgun, Bala mbyllet në vetevete, Bala shkon te ‘Pylli i Bjeshkës’, Bala nis e mendon për hakmarrjen, Bala ka telashe në një sy, Bala nuk ka si të mungojë në një dasëm etj.

Këto fraza i japin kuptim rrëfimit të autorit dhe mënyrës se si ai do ta thurrë traagjedinë e personazhit. Nëpërmjet legjendes personazhi vjen i vetmuar, i larguar nga shqoëria, i larguar nga nëna e vet, i afruar me vajtimin krah për krah shoqes së vetmisë.

Kjo gjendje afron me nostaligjinë dhe pikëllimin që ka për babain e vrarë prej nënës dhe të dashurit të saj.  Në dy dialektika ai sjell jetën e njëkohësisht mendimin për vdekjen, për lumturinë dhe trishtimin, për dashurinë dhe urrejtjen, për dashurinë atërore, mëmësore, biologjikes, idealistes, besimit, mosbesimit. Kjo dialektikë e vendosur te një njeri që përballet në të kundërtat e vet për të qenë vjen nëpërmjet një monologu, nëpërmjet një stili komunikues verbal po aq sa dhe frymëzohet nga legjenda. Legjendat kanë shpirti i një populli, pasi pa legjenda dhe mite nuk mund të ketë shpresë, vetmi, dashuri, besim.

Pa to individët dhe shoqëritë ecin qorrazi, nuk krijojnë dot identitete, janë të domosdoshme për të krijuar një rrugëtim të njeriut. Fundja, në raste tragjedie vetëm legjenda e udhëzon atë.

Sepse shoqëritë e sidomos racat, popujt janë shprehje e traditave, miteve, legjendave dhe jo institucioneve të tyre, institucionet janë shprehje të njeriut, dhe njeriu shprehje e një narrative të madhe që quhet trill.

Këtë autori është mjeshtër për ta përshkruar nëpërmjet një dialektike monologuese, të një rikthimi te tragjedia, sepse tragjedia e lindi dhe e zhvilloi njerëzimin, por dhe dhimbjen e personazheve. Romani do lexuar dhe do shfletuar ditë pas dite në qetësi, do rikthyer në kapitujt ku jepen mesazhet më të rëndësishme, për t’u përtypur të qeta nëpërmjet një stili të thjeshtë dhe të kapshëm të autorit.

Ai lëvron stilistikën postmoderne për të tërhequr në shije këdo që është i apasionuar pas artit. Në të thurret modernia dhe tradicionalja, ajo është shprehje e imagjinatës së autorit, e s’ka si të jetë ndryshe trilli.

Por tradicionalja është bazë për t’u pëlqyer nga artdashësit, frymëzimi i popullit rifrymëzon popull. Institucionet e vërteta që udhëzojnë popujt janë ato, eposet dhe folkloret nga lëvrojnë të gjitha mitet si shprehje e një populli që kërkon fatin e vet.

Ashtu si personazhi kryesor që përpiqet të gjejë vetveten në këto shprehje legjendash. I thjeshtë, i këndshëm, i pranueshëm dhe i plotë në besnikërinë ku bazohet tradita, autori stis këtë trill të bukur sa poetik dhe prozaik dhe vjen e vlerësohet në një event Ballkanik si përfaqësues i një vendi që kërkon të zërë vendin të cilën meriton në Rumani në Ballkanika 2017.

Ridvan Dibra ka shkruar njëzet libra në prozë, poezi, eseistikë e studime letrare dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Romani “Legjenda e vetmisë” është vlerësuar me çmimin “Rexhai Surroi” (2012) dhe është përkthyer në frëngjisht.

Juria kombëtare është bërë nga botimet “Toena” si pjesë e Fondacionit Ballkanika. Anëtarët e jurisë kanë qenë: Piro Misha, Diana Çuli, prof. Floresha Dado, Sonila Kapo dhe Preç Zogaj.

“Balkanika” është fituar nga shumë shkrimtarë shqiptarë, si Fatos Kongoli (2002), Ismail Kadare (2009) dhe Bashkim Shehu (2015).

Këtë vit Shkrimtarët që janë në garë për çmimin “Ballkanika”, sipas vendeve përkatëse, janë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Greqia,Rumania dhe Serbia janë:

– Ridvan Dibra nga Shqipëria me ‘’Legjenda e Vetmisë’’ (“Le petit Bala: La Légende de la solitude” )

– Aksinia Mihaylova nga Bullgaria me ‘’Ndryshimin e Pasqyrave’’( “Changement des miroires”

– Ermis Lafazanovski nga Shkupi me “Histoires” (Tregime)

– Rhea Galanaki nga Greqia me ‘’Poshtërimi i fundit’’(“L’ultime humiliation”)

– Ayhan Geçgin nga Turqia me ‘’Rrugëtimi i gjatë (“La longue marche”)

– Eugen Uricaru nga Rumania me Pesha e një engjëlli (“Le poids d’un ange”)

– Srđan Srdić nga Serbia me ‘’Djegie’’ (“Combustion” )

Ridvan Dibra ka studiuar në degën e Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Shkodrës. Ka qenë mësues, gazetar dhe profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës. Është një nga përfaqësuesit të letërsisë bashkëkohore në Shqipëri.

Në vitin 2012 fitoi Çmimin ”Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të vitit në gjuhën shqipe, për veprën e tij ”Legjenda e vetmisë”.

Me dramën ‘Lufta e Tretë Botërore’ ka fituar çmimin e parë në Konkursin për Dramë Origjinale Shqipe nga MKRS e Kosovws.

Ai ka mbi 20 vepra të tij në punën e tij si shkrimtar. Ndër librat e tij mund të përmendim, romanet: në vitin 1995 ‘’Nudo’’, 1997 ‘’Kurthet e dritës’’, 1999 ‘’Triumfi i Gjergj Elez Alisë’’ në 2000 ‘’Stina e ujkut’’, në 2001 ‘’Të lirë dhe të burgosur’’ në 2003, ‘’Email’’, në 2004, ‘’Kumte dashurie’’, në vitin 2005, ‘’Sesilja ose sexonix’’, 2006‘’Stina e maceve’’ (2006), në 2007, ‘’Franc Kafka i shkruan të birit’’, në 2011 ‘’Kanuni i Lekës së vogël ‘’, në vitin 2012 ‘’Legjenda e vetmisë’’, në 2016 ‘’Gjumi mbi borë’’, në vitin 2017 ‘’Treni i muzgut ‘’, në 20018 ‘’Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’’

Kurse nga Krijimtaria në tregiem dhe novella: në 1994, ‘’Prostituta e virgjër’’, në 1994 ‘’Eklipsi i shpirtit’’, në 1995 ‘’Vetmia e diellit’’, në 1996 ‘’Mjerimi i gjysmës’’, në 2002 ‘’Vëlla me centaurët ‘’. Kurse ‘’Plagët e Mojsiut vjen si poemë në vitin 2010.

Përgatiti Eugent Kllapi

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!