MENU
klinika

Dëmshpërblimet e shtëpive

Banorët e Bregut të Lumit: Do flijohemi këtu

26.12.2018 - 11:16

Edhe banorët e Bregut të Lumit kanë dalur sërish për të protestuar në rrugë për të kërkuar dëmshpërblimin e shtëpive të tyre, pasi janë të prekur nga masterplani i ndërtimit të Bulevardit të Ri.

Ata janë shprehur të vendosur se shtëpitë e tyre nuk do t’i lirojnë, ndërsa i bëjnë thirrje përfaqësuesve shtetërorë të shkojnë dhe të dëgjojnë hallet e tyre.

Banorët u shprehën mes tjerash duke i bërë thirrje edhe punonjësve të fadromave, që të lënë rrogën e tyre, pasi në rast ndërhyrjeje, situata mund të precipitojë në dhunë dhe ata nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi.

Ata kundërshtuan edhe bonusin e qirasë dhe alternativat për shtëpi sociale të ofruara nga bashkia e Tiranës.

“S’po na lënë të hamë këto festa në shtëpitë tona, në këto shtëpitë tona që i kemi jetuar këto 30 vjet. Edhe 300 vjet do të jetojnë në vdekje, por shtëpitë tona nuk do t’i lirojmë.

Ne kemi dalë sot këtu dhe ne kemi pritur se kush po vjen dhe kujt duhet t’i japim përgjigje. Ne do t’i kundërshtojmë vetëm shtetit, shteti të vijë këtu të përballet me ne, shtëpinë tona nuk i lirojmë.

Bashkia na ka thënë se do tu japim bonus qiraje apo banesë sociale, kjo ne nuk na intereson, ne na intereson vetëm djersa dhe dëmshpërblimi i shtëpive tona.

Do të lëmë jetën aty bashkë me fadromat. Edhe sikur Edi Rama do të kishte ardhur këtu së bashku me Erion Veliajn ne jetën do ta jepnin aty para fadromës.

Edhe ai që është me rrogë 300 mijë lekë që drejton fadromën, më mirë ta lë 300 mijë lekëshin sesa të lërë jetën”, tha një nga banorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN