MENU
klinika

Bashkohen me diasporën

Banorët e Bregut të Lumit marshojnë drejt protestës së emigrantëve

29.12.2018 - 12:29

Siç edhe kishin paralajmëruar më herët emigrantët do të jenë sërish në protestë ditën e sotme para Kryeministrisë në orën 12:00.

Protestës së diasporës do ju bashkohen edhe banorët e Bregut të Lumit në Tiranë.

Ata shprehen se do të vijojnë të bashkohem me qytetarët nga diaspora dhe me studentët deri sa të plotësohen dhe të shpërblehet djersa e tyre nga bashkia e Tiranës dhe qeveria.

Me thirrjet “Me gjakun tonë ushqehet krimi”, banorët e Bulevardit të Ri kanë kërkuar të marrin kompensimin e duhur, pasi prej vitesh kanë punuar në emigracion.

protesta e diaspores-konica.al

“Ne kemi një kauzë për shpronësimin e shtëpive tona, që kanë dalë në një vlerësim prej Bashkisë dhe INUK edhe tani na kanë s’kualifikuar nga legalizim dhe shpronësimi që e kanë nxjerrë vetë. Atëherë ne kemi vazhdar me protestat tona deri sa të gjejmë djersën tonë. Jem bashkuar me diasporën, me emigrantët dhe me studentët deri sa të gjejmë të drejtën tonë, shtëpinë tonë, djersën dhe gjakun tonë.

Deri atë ditë sa të na shpronësojmë një me një. Nuk kërkojmë gjë më tepër, por djersën tonë që e kemi hedhur që 30 vjet në Greqi, nëpër kanale, nëpër Amerikë, Angli, nëpër Gjermani. Emigrant i papunësuar në këtë shtet shqiptar me në asnjë lloj sistemi. Të gjithë të vetëpunësuar e kemi rregullua këtë bulevard”, tha një nga banorët.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës