Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kreu i demokratëve tha se PD është kundër ligjit për arsimin e lartë dhe se opozita është me mendje dhe shpirt tek studentët.
“ Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon. Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur.
Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën për vjedhjen në Unazën e Re. Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët“, tha Basha.
Basha u pyet nëse do të kthehet në seancë këtë javë, dhe kreu i demokratëve u përgjigj:
“|Ata do ta bëjmë pasi të kemi marrë nje vendim politik me aleatët tanë”.