Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së Astirit në ditën e 32 të tyre.
Gjatë prononcimit të tij, Basha tha se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi sipas tij beteja do fitohet.
“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve.
Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh.
Duke vazhduar kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj.”– tha Basha.