15.12.2018 - 17:52
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ka deklaruar se “protestat janë shenja më e qartë e gjendjes së emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi”.
“Sot, banorët e Unazës së Madhe kanë protestuar bashkë me studentët dhe unë u bëj thirrje sot të gjithëve që të dalin masivisht në mbështetje të studentëve. Edi Rama po luan me fatin e tyre. Mos i lini fëmijët tanë vetëm! Bashkohuni me protestën e studentëve”, u shpreh Basha.
“Partia Demokratike i mbështet 8 pikat dhe kërkon realizimin e tyre. Kemi 3 vite që kërkojmë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë që është burimi i krizës”, shtoi Basha.