MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

BE-ja tradhton Kosovën lidhur me vizat

04.12.2018 - 17:15

Kosovë

Komisioni Evropian konfirmoi përmbushjen e kritereve nga Kosova dhe nuk ka rezultate, madje pa shpjegime të arsyeshme pse BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin e saj dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e veta.

Kështu tha ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Europe”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”.

'BE nuk është në gjendje të mbajë premtimin për vizat' konica.al

Kosovë

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës, të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

Seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje është kërkuar të mbahet më 04.12.2018 në ora 16:00.

Fadil Maloku

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, “do të kenë pasoja katastrofike” nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.

Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Çfarë ndodhi në takimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë? konica.al

Maqedoni

Pas debatit tre ditor në Kuvendin e Maqedonisë, u miratuan draft-ndryshimet në Kushtetutë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë mbaroi edhe faze e dytë e ndryshimeve kushtetuese.

Pas miratimit të draft-ndryshimeve, qeveria duhet të organizojë debat publik prej tri ditësh, ku më pas ka dy të ditë përgatisë raport dhe në ditën e pestë ta dorëzojë deri në Kuvend.

Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar të martën përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre.

Haradinaj takon shqiptarët e komunave të veriut konica.al

Kosovë

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në mesditë ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS).

Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për Informim të Policisë së Kosovës. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë