BE ka nisur një “luftë kundër dezinformimit” të përhapur nga Kremlini në një përpjekje për të mbrojtur zgjedhjet e Parlamentit Evropian për vitin e ardhshëm.
Ndërsa financimet dhe masat e reja u njoftuan në Bruksel, presidenti rus Vladimir Putin u akuzua se ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë fonde në vit për të “përhapur gënjeshtra” si pjesë e një strategjie ushtarake për të shkaktuar përçarje në Evropë.
“Ka prova të forta që tregojnë se Rusia është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë”, tha Andrus Ansip, nënkryetar i Komisionit Evropian.
“Dezinformimi është pjesë e doktrinës ushtarake ruse dhe strategjisë së saj për të përçarë dhe dobësuar perëndimin. Rusia shpenzon 1.1 miliardë euro në vit në mediat pro-Kremlit. Ju gjithashtu do të keni dëgjuar për ‘fabrikën’ me seli në Shën Peterburg.”
Komisioni tha se do të ngrejë një sistem të shpejtë alarmi për të ndihmuar vendet anëtare të BE të njohin fushatat e dezinformimit dhe të rrisin buxhetin e caktuar për zbulimin e dezinformatave prej £ 1.69m në 4.4 milion(€ 5m).
Komisioneri britanik i sigurisë, Julian King, tha se duhen bërë përmirësime urgjente në mënyrën se si vendosen reklamat, duhet transparencë më e madhe lidhur me postimet e sponsorizuara, llogaritë e rreme, etj.
Facebook ka pranuar se ekzistojnë rreth 90 milion llogari të rreme Facebook, dhe disa tyre llogarive janë më aktive.
Për një kohë të gjatë, BE-ja duhet të investojë në diversitetin e medias dhe të edukojë publikun që të jetë i vetëdijshëm për lajmet që dëgjon, tha King.
“Ne e kemi thënë publikisht, dhe e përsërisim këtu sot, se në qoftë se nuk është bërë progresi i nevojshëm, ne nuk do të hezitojmë të rishikojmë opsionet tona”, tha ai.
Ansip, një ish-kryeministër i Estonisë, tha se nuk besonte se buxheti i shtuar prej 5 milion eurosh ishte mjaft i madh për t’u marrë me shkallën e dezinformimit. “Por në krahasim me 1.9 milion euro është pak më mirë”, tha ai.
Ansip tha se fushatat e dezinformimit rus filluan “gjatë kohës së KGB-së” dhe se burimet thanë se rreth 85% të buxhetit të KGB-së u shpenzuan për të përhapur gënjeshtra”.
“Ne nuk do të krijojmë një lloj makine propagandistike në Bashkimin Evropian,” tha Ansip. “Ne do të dëshironim të zbulonim dezinformimin dhe pastaj duhet të kuptojmë se nga vijnë këto kërcënime”.
Marija Gabriel, komisionere për ekonominë dixhitale, e cila u bashkua me Ansip, King dhe komisionerin e drejtësisë Věra Jourová në një konferencë të përbashkët shtypi, i krahasoi përpjekjet për t’u marrë me dezinformimin rus me një luftë.