MENU
klinika

Kryetarët e degëve të rretheve

02.12.2018 - 13:41

Është duke u zhvilluar sot në Berat procesi i zgjedhjeve të kryetarit të ri të Degës së PD-së së rrethit. Procesi i votimit, që po zhvillohet për herë të dytë në këtë degë partie sipas parimit “një anëtarë një votë”, ka filluar rreth orës 11:00 në ambientet e selisë së Partisë Demokratike të Beratit dhe pritet të përfundojë rreth orës 13:30.

Burime të brendshme të PD-së në Berat bëjnë me dije se, pas përfundimit të votimit do të fillojë edhe numërimi i votave dhe mendohet se rreth orës 15:00 dega e PD-së në Berat do të ketë zyrtarizuar edhe emrin e kryetarit të ri të saj.


Në këtë degë votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e tyre 317 delegatë të Partisë Demokratike Berat, të zgjedhur nga 17 grupseksione, mes tyre edhe deputeti i qarkut Astrit Veliaj, ndërkohë që proçesi po monitorohet nga i deleguari i PDSH-së, Albert Avdyli.

Për kreun e PD-së Berat janë në garë: Gazmend Azizi, kreu aktual i PD-së dhe Shkëlqim Hysi, një figurë e njohur e PD-së në Berat, me profesionin mjek dhe që ka drejtuar për një mandat PD-në e Beratit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN