Kryeministri Edi Rama edhe në këtë dalje publike për mediat nuk i ka kursyer ironitë për gazetarët, pasi u pyet në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe si për ‘përplasje me klane në PS’.
Kreu i qeverisë përfshiu në këtë ‘konspiracion të madh’ kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj.
“Përsa i përket konspiracionit. Ka një komplot në PS. Jam i shqetësuar për këtë. Është një lëvizje konspirative. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda. Internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai është në krye të komplotit, mbështetur nga ish-ministri”, tha Rama.