MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Brnabiç tregon kur do të vazhdojë dialogu me Kosovën

27.12.2018 - 15:39

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, përsëriti sot se Beogradi zyrtar është i gatshëm të vazhdojë dialogun sapo të hiqen taksat 100 për qind mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është vendosur nga Prishtina.

Ajo gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës, Kunar Adam në Beograd, theksoi se arritja e një zgjidhjeje kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Brnabiç e falënderoi Belgjikën për mbështetjen në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se anëtarësimi i plotë mbetet synim strategjik i palës serbe.

Ajo shprehu shpresën se procesi i negociatave për anëtarësim do të përshpejtohet në periudhën e ardhshme dhe se përpjekjet e reformës së Serbisë do të vlerësohen në mënyrë adekuate. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë!

Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë

Premtimet e kandidatëve për qytetarët

Aksioni kundër kontrabandës në Kosovë

Gjykata merr vendimin për pesë të arrestuarit

SHBA cakton ambasadorin e ri në Serbi

Diplomati amerikan njihet si negociator i vështirë

"Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim"

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri