MENU
klinika

Integrimi në BE dhe NATO

Bullgaria kërcënon Maqedoninë

09.12.2018 - 10:40

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, kështu ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për Siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Zotëri Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’iu kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka theksuar zyrtari bullgar, duke komentuar një deklaratë të një jave më parë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.

Krasimir Karakaçanov konica.al
Krasimir Karakaçanov konica.al

Ministri bullgar i Mbrojtjes ka thënë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë.

Në një postim në Facebook, Karakaçanov ka shkruar se “tokat maqedonase janë bullgare, që është një fakt historik andaj edhe nuk do të lejoj kompromise me historinë e Bullgarisë”.

Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe vende territore të Republikës së Bullgarisë. Zaevi nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar që të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranueshme. Ky është provokim”, ka theksuar ai.

Sipas tij, historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe ka kërkuar aneks në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt. /Konica.al/