MENU
klinika

Mbyllen llotot dhe kazinotë

Bulqizë/ Mbyllen bizneset e lojërave të fatit

27.12.2018 - 13:15

Në qytetin e Bulqizës tashmë nuk ka mbetur hapur asnjë prej bizneseve të lojërave të fatit, ku deri para disa javësh të rinjtë e papunë të qytetit mblidheshin aty.

Në këtë fund dhjetori u mbyllën edhe 3 pikat e fundit të basteve që kishin mbetur hapur.

Në një qytet me rreth 13 mijë banorë, prania e rreth 10 pikave të tilla mjaftonte për të shqetësuar komunitetin, ndaj boshatisja e këtyre mjediseve është përshëndetur nga komuniteti.

Edhe pse një qytet me shkalle të larte papunësie dhe varfërie, në Bulqizë, lojërat e fatit ishin shtuar dhe më së shumti frekuentoheshin nga moshat reja.

Por nuk kanë munguar as drama familjare të shkaktuara prej humbjes në kumar të parave të fituara në miniera.