MENU
klinika

Epoka e re

Ahmetaj premton program të ri për të papunët nga bastet

11.10.2018 - 12:14

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sot nga Kuvendi është ndaluar në vendimin e qeverisë për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit, bastet sportive, nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Për bastet është një moment i duhur për të ndarë historinë në dy epoka: Deri në fund të 2018 dhe pastaj epoka e pastër, nga një janari e tutje” u shpreh Ahmetaj.

Më tej ministri Ahmetaj tha se po përgatitet një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.

arben-ahmetaj-konica.al
arben-ahmetaj-konica.al

“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave theksoi se kjo industri u kthye në plagë sociale për vendin, ndaj edhe u mor një vendim drastik për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë.

“Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, tha Ahmetaj.