MENU
klinika

Ushtria e Kosovës

Caktohet seanca për transformimin e FSK-së

10.12.2018 - 14:36

Seanca e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës do të mbahet të premten, më 14 dhjetor 2018, në orën 10:00.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve: shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Ndryshe, tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.

Derisa zyrtarë të NATO-së janë shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës në këtë periudhë, Kosova ka marr mbështetjen e SHBA-së për ecjen para me formimin e ushtrisë. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!