MENU
klinika

Aritmia në festa

Çfarë duhet të dini për sindromën e zemrës gjatë festave?

26.12.2018 - 15:42

Sindroma e zemrës në raste festash, shkakton aritminë e zemrës, më shpesh fibrilacionin atrial, pas periudhave që keni konsumuar pije alkoolike dhe kjo mund të ndodhë edhe në individë të shëndetshëm.

Shfaqja e parë e sindromës së zemrës në ditë festash shënohet në literaturën mjekësore në vitin 1978. Në hulumtime, mjekët përshkruajnë përhapjen e çrregullimeve të ritmit kardiak që lidhen me pijet që konsumohen gjatë kësaj periudhe.

“Episodet zakonisht ndoqën fundjavën ose pushime të tjera, duke rezultuar edhe shtrimin në spital, madje edhe gjatë festave të fundvitit, një marrëdhënie që nuk është vërejtur në sëmundjet e tjera të lidhura me alkoolin”, shkruajnë autorët e studimit.

Një tjetër studim zbuloi se rreziku i sulmit në zemër ishte rreth 15 për qind gjatë festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Rreziku gjithashtu u rrit pas vigjiljes së Vitit të Ri dhe pushimeve të tjera.

Për fat të mirë, sindroma e zemrës së pushimeve tenton të jetë akute pas periudhave të pirjes. Kur individët ndalojnë pijen, ajo tenton të normalizohet. Pra, në qoftë se vëreni një rrahje më të shpejtë në zemër gjatë pirjes, kjo tregon që ju duhet të keni kujdes me pijet.

“Është një thënie se asgjë e tepërt nuk është gjë e mirë. Pra, këshillat që i japim pacientëve tanë për çdo gjë, nga alkooli në kafeinë deri tek vitaminat shtesë, duhet ‘çdo gjë në moderim’, pra duhet një rregull i mirë për t’u ndjekur”. 

Alkooli është i njohur për ndikimin e tij si në sistemin nervor simpatik dhe parasimpatik, përveç shumë funksioneve të tjera në trup të cilat kanë potencialin për të shkaktuar aritmi kardiake.

“Çdo herë kur muskujt e zemrës ndikohen nga pija, sistemi elektrik i zemrës i cili është ndërtuar në qelizat e muskujve të zemrës gjithashtu mund të ndikohet”, tha Dr. Skipitaris.

Aritmitë e zemrës shoqërohen me komplikime më serioze, përfshirë mosfunksionimin e zemrës dhe goditjen e saj, të cilat mund të rezultojnë me vdekje nëse nuk trajtohen siç duhet.

Megjithatë, ka raste në të cilat aritmitë e zemrës që lidhen me alkoolin duhet të merren seriozisht.

Ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse shoqërohen nga simptoma të tjera si:

Marramendje;
Vështirësi në frymëmarrje;
Dhimbje gjoksi;
Humbja e vetëdijes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN