MENU
klinika

Mësojeni!

Çfarë ju ndodh nëse pini mjalt me qumësht?!

24.12.2018 - 17:55

Ekzistojnë gjashtë arsye përse çdo ditë duhet të pini një gotë qumësht lope me pak mjaltë natyral. 

Kombinimi i mjaltit dhe i qumështit ndonjëherë përdoret në ushqim, por edhe në kozmetikë, gjë që flet mjaftueshëm për vlerat, por edhe për bashkimin ideal të këtyre dy përbërësve.

Këto janë disa nga përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:

Qëndrueshmëria

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Kujdesi për lëkurën

Edhe mjalti, edhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër qendra të ndryshme banjash nëpër botë.

Ngadalëson plakjen

Hulumtimet kanë treguar se qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin dhe jo vetëm në lëkurë ku duket më shumë plakja. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

Veprimi antibakterial

Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç.

Tretja

Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Sëmundjet respiratore

Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollën, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të përfitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN