MENU
klinika

Distancohet David

Çfarë po ndodh me çiftin?! Victoria mbetet vetëm

30.12.2018 - 12:55

Pak kohë më parë u fol për një krizë në çiftin e famshëm Beckham, ndërsa tashmë David nuk do të financojë më para në biznesin e modës së bashkëshortes së tij Viktoria.

Ish-futbollisti ka marrë vendimin pavarësisht gjendjes së vështirë ku ndodhet biznesi i Victorias që pësoi humbje tronditëse prej 10 milionë paund vitin e kaluar.

Më parë David ka ndihmuar në shpëtimin e biznesit të stilistes ‘Victoria Beckham Limited’. Por tani ai dëshiron që Victoria të marrë përgjegjësinë e plotë për drejtimin e kompanisë.

Burime thonë se David është i lumtur që bashkëshortja e tij ka marrë investitorë të rinj, të cilët kanë dhënë 30 milionë paund për markën e famshme.

“David është shumë krenar për atë që ka arritur Victoria, por nuk do të investojë më për biznesin e saj. Ajo ka investitorë të tjerë tani,”-tha burimi.

Marrëdhënia e tyre nuk është në ditët më të mira, por sërish ata mbeten një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN