MENU
klinika

Letërsia shqiptare

Çmimet Kombëtare të Letërsisë gumëzhijnë arTurbinën

18.12.2018 - 15:28

Në datën 19 dhjetor në orën 17:00 në arTurbina do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017.

Juria që do të vlerësojë krijimtarinë e vitit 2017 në lëmin e letërsisë në rang kombëtar. Ajo do të përbëhet nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka.

Bëhet e ditur se do të zgjidhen 5 libra nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer që do të klasifikohen nga më të mirët, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017. Por cilët janë kandidatët e nominuar këtë vit sipas jurisë?

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”

Adriatike Lami, “Burri që më do mua”; nga shtëpia botuese Skanderbeg Books

Entela Tabaku, “Poemë e huaj”; nga shtëpia botuese Pegi

Henrik S.G., “Sonatë për gruan e një tjetri”; nga shtëpia botuese Dudaj

Kim Mehmeti, “Anemona”; nga shtëpia botuese Naimi

Stefan Çapaliku, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”; nga shtëpia botuese Fishta

Për “Vepra letrare e përkthyer si më e mirë e vitit

Abedin Preza, “Orlandi i çmendur”- Ludovico Ariosto; nga shtëpia botuese Dudaj

Alket Çani, “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; nga shtëpia botuese Odeon

Aida Baro,  “Armëpushimi” – Primo Levi; nga shtëpia botuese Pegi

Bashkim Shehu, “2666”- Roberto Bolano; nga shtëpia botuese Pika pa sipërfaqe

Erion Karabolli, “Largësi shpëtimi” – Samanta Schëeblin; nga shtëpia botuese Onufri

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!