MENU
klinika

Protesta e Studentëve

Delegacioni i BE-së thirrje studentëve për dialog dhe zgjidhje

18.12.2018 - 16:07

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar sot për protestën e studentëve që vazhdon prej rreth dy javësh.

Në një postim në “Facebook”, delegacioni i BE deklaron se kërkesat e studentëve kanë konsensus të gjerë në shoqërinë shqiptare dhe se e drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri.

Megjithatë BE bën thirrje për dialog për zgjidhjen konkrete të kërkesave.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore.

E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit.
Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, deklaron delegacioni i BE.