13.12.2018 - 12:54
Në një kohë që protesta e studenteve është zhvendosur para Kuvendit, pas deputetëve të LSI-së, edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari i është bashkuar seancës plenare, duke shkelur vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së.
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ndodhet në seancë për të mbështetur studentët.
“Bravo studenteve për protestën dhe qendresën”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.
Gjencaj shton se ajo ka komentuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa ka kërkuar edhe votim sa më parë të reformës zgjedhore.