MENU
klinika

Urgjent tek mjeku

Djersitni vazhdimisht natën? Ndoshta vuani nga kjo sëmundje e rëndë

13.12.2018 - 18:09

Ekzistojnë mbi 130 lloje të kancerit në gjak, ndërsa simptomat varen nga lloji i sëmundjes dhe nga njeriu.

Djersitja mund të jetë shenjë e temperaturave të larta, po në të njëjtën kohë edhe shenjë që jeni duke vuajtur nga disbalancimi hormonal, po djersitja e shpeshtë dhe e tepruar gjatë fjetjes mund të tregojë se jeni të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Një grup hulumtuesish kanë vërejtur që një lloj i kancerit çon deri te djersitje të shumta gjatë fjetjes, transmeton gazetametro.net

Përveç djersitjes, simptomat e kësaj sëmundjeje janë edhe humbja e menjëhershme e peshës, ndjenja e vazhdueshme e lodhjes, infeksione, gjakderdhje, paraqitja e mavijosjeve. Të gjitha këtë simptoma mund edhe të mos bëjnë me këtë lloj sëmundje, por në rast që i keni, bëni mirë të konsultoheni me mjekun.

Ekspertët thonë që mënyra e jetesës mund të luajë rol në marrjen e kësaj sëmundjeje, por në rast se e keni, duhet rreptësisht të respektohen udhëzimet që ju ka dhënë mjeku.