MENU
klinika

Fundvit Letrar

Dy ngjarje letrare në Kosovë kulmojnë për artdashësit

22.12.2018 - 14:21

Kosova këtë fund viti shënjoi shumë ngjarje të rëndësishme, po u dalluan dy ngjarje që kanë lidhje me letërsinë. Ndarja e çmimit ‘’Rexhai Surroi’’ dhe promovimi i romanit ‘’Unë e përdhunuara’’.

Çmimin ‘’Rexhai Surroi’’ në letërsi për sivjet e fitoi Gëzim Aliu me romanin ‘’Gosti në natën e parë të vjeshtës’’.

Ai është shkrimtar dhe studiues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Doktor i Shkencave në Letërsi. Krijimtaria e tij është e njohur edhe ndërkombëtarisht. Ndër librat e tij janë:

-Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë, studim i vitit 2007

-Në klubin e shkrimtarëve, roman i vitit 2009 dhe fitues në Çmimin vjetor Kombëtar

-Libri i fundit, tregime, e vitit 2012

-Katedralja pa Kryq, roman i vitit 2014

-Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, retorikat e tekstit dhe narrativizmi (monografi e 2016 që ka fituar. Çmimin Vjetor Kombëtar)

Romanin e dallon një gjuhë e bukur shqipe dhe rrëfimi i autorit, ndërlidhja e ngjarjeve të tri periudhave të Kosovës, janë disa prej veçorive të shumta të librit. Ai është i mbushur me ironi e erotizëm, humor dhe trishtim, hierarkia kulturore shndërrohet anarki, seriozja në sarkazëm, ironi, komedi, estetikë. Me anë të kësaj gjuhe romani mundohet të thithë në vete me mënyrën e të përshkruarit, dhe ai ia doli, fitoi një çmim të rëndësishëm në fillimin e rrugëtimit të tij. Ai është konceptuar sipas shumëkuptimësisë me anë të simboleve të shumta që nuk mungojnë nga fillimi në fund të romanit.

E gjithë është e frymëzuar në një stil të veçantë ndjenjash në një oqean të pamatë ndjenjash që autori diti t’i përdore aq bukur si dhe një urtësi karakteristike në të shkruar.

“Në një vend fatkeq është e vështirë të jesh i lumtur. Përveç fjalëve të jurisë, po ndihem i lumtur, shpresoj që lumturia ime të zgjasë së paku një orë”, ka thënë Gëzim Aliu pas pranimit të çmimit.

Vjet këtë çmim e ka fituar shkrimtari i mirënjohur shqiptari Zija Çela me romanin e tij “Ora e Zooparkut”.

Në mbrëmjen e 21 dhjetorit në librarinë Dukagjini është promovuar ‘’Unë e përdhunuara’’ e autores Ramize Murtezi Shala. Në këtë promovim morën pjesë studiues dhe artdashës së shumtë nga Kosova.

Subjekt i këtij libri të mirëpritur dhe të interesuar nga qarqet kulturore dhe intelektuale të Kosovës ka qenë tema e dhimbshme e përdhunimit të femrave gjatë luftës së Kosovës. Përdhunimi është një ngjarje që ngelet e shënjuar për keq në gjithë jetën e viktimave dhe shumë e rëndësishme për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare.

Libri i bazuar në një ngjarje të vërtetë flet për betejën jetësore të një nëne të përdhunuar gjatë luftës bashkë me dy vajzat e saj, njëra 10 e tjetra 7 vjeçare, për ta sjellë drejtësinë në vend dhe betejën për ta thyer heshtjen. Libri i dedikohet viktimave gjatë luftës së Kosovës në 1998-1999 ku sipas të dhënave 20 mijë vajza, djem, gra dhe burra që edhe 19 vjet pas, jetojnë të stigmatizuara dhe pa mbështetje institucionale. Në veçanti i dedikohet 7 vjeçares, e cila vdiq më 10 prill 1999, me emrin Jeta.

Në promovim të këtij libri Vasfije Krasniqi Goodman, një viktimë e dhunimit dha apelin e saj që sa më shumë të përkrahen gratë e dhunuara dhe shprehu dëshirën për të takuar familjen e dhunuar shprehet ajo sipas kultplus.

“Ky libër dëshmon edhe një herë se serbët i kanë lënduar të gjithë, pa dallim moshe, edhe këtu na dhemb zemra kur flitet për një nënë dhe dy vajzat e saj”, u shpreh ajo duke mbajtur lotët.

Kurse Profesor Rrahman Paçarizi, u shpreh se rrëfimi, që është në mes prozës artistike dhe asaj dokumentare tregon njësoj si në historinë e gazetares Marta Hillers- që botoi librin “A Woman in Berlin”, ku tregonte dhunimin e saj dhe të grave të tjera. Ai është i bindur se se tregimi i historive të tilla kërkon çdo herë guxim

Sipas tij kryepersonazhja e autores Ramize Murtezi Shala është pa emër, ashtu siç ishte pa emër Marta Hillers.

Por, ajo është po aq e vërtetë dhe po aq e guximshme sa për ta rrëfyer historinë e saj. Paragjykimet dhe stigmatizimet vrasin më shumë se aktet dhunuese.

Sipas ambasadores Vlora Çitaku, dhimbja iu takon këtyre viktimave, mirëpo turpi iu takon gjithë të tjerëve.

 “Ne duhet të jemi të turpëruar, unë ndihem e turpëruar që kam bërë shumë pak dhe shumë vonë për t’iu dhënë zë grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës. E kam lexuar librin dhe e kam përjetuar si rrëfim, pasi që nuk jam e thirrura për të biseduar për vlerat artistike. Ka qenë rrëfimi ai që më ka marrë zemrën e që e kam dëgjuar disa herë”.

Drejtoresha e KRCT Feride Rushiti u shpreh se libri merr vëmendjen e lexuesit për të kuptuar këtë dramë të madhe që shprehet nëpërmjet gjëmës që u ndodh grave, nënave, vajzave. Ky libër është parë shumë me interes nga studiuesit dhe duhet të jetë një udhërrëfim për gjithë njerëzit që janë të dhunuar, apo duan të mbështeten diku me dramat e tyre kur dhunohen.

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!