MENU
klinika

Kuron dhimbjet e stomakut

E habitshme/ Nuk do ta besoni çfarë mund të nxirret nga ky frut!

03.12.2018 - 10:07

Kulumbria është një shkurre, në formën e një druri të vogël që rritet deri në 5 metra lartësi.

Në mjekësinë popullore përdoren lulja dhe frutet e kulumbrisë. Degët e saj janë të kuqerremta e me gjemba, kurse gjethet si të sharrëzuara në majë. Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara ose në grupe të mëdha.

Fruti i rrumbullakët, me ngjyrë bojëqielli në të zezë, piqet në muajtë e nxhehtë të verës. Ai rekomandohet të përdoret për ngrënie pas ngricave, kur rritet sasia e sheqerit në të dhe ulet në minimum ajo e lëndëve të tij regjëse.

Por, ai mund të përdoret mjaft mirë edhe për komposto dhe uthull, si edhe për përgatitjen e esencave, sidomos të esencës së zezë. Lulet janë të pasura në kripëra minerale dhe flavonoid dhe rekomandohen të mblidhen kur janë ende të palulëzuara, kurse frutat janë të pasura me vitamin C dhe mblidhen para periudhave të ngricave, kur janë në gjendje të fortë.

Si lulet ashtu edhe frutet, thahen në hije ose në tharëse, në temperaturën 40 gradë C, ku për çdo 4-6 kg fruta të freskëta, nxirret rreth 1 kg drogë e thatë.

Kjo e fundit duhet të ambalazhohet dhe të ruhet në vende pa lagështirë. Lëngu ose çaji i përftuar nga zierja e saj, janë të njohura prej kohësh nga mjekësia popullore.

Çrregullimet e stomakut

Në këtë rast përgatitet çaji si vijon:

Merren 2 lugë kafeje ose 2 gr pluhur prej “drogës” së bimës dhe hidhen në 200 ml ujë të ftohtë. Masa lihet të pushojë për rreth 7 orë dhe pas kësaj kohe, konsumohet në formë çaji, brenda ditës.

Frutat e thara të kulumbrisë, në formë çaji kurojnë gjithashtu:

Mukozën e lëkurës;

Veshkat;

Kapsllëkun;

Zorrët dhe fshikëzën e urinës;

Pastrojnë gjakun.