MENU
klinika

Dita e dytë

Emigrantët sërish në protestë para Kryeministrisë

29.12.2018 - 11:31

Shqiptarët e diasporës do të protestojnë sërish para godinës së Kryeministrisë, njëlloj siç kishin paralajmëruar dhe ditën e djeshme. 

Tubimi do të nis rreth orës 12:00. Kujtojmë se dje protestës së emigrantëve shqiptare iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

protesta e emigranteve-konica.al

Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk i dha leje emigrantëve për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje.