MENU
klinika

Prodhimi Kombëtar u rrit me 4.48%

Energjia e turizmi ‘drogojnë’ ekonominë

28.12.2018 - 13:13

Në mënyrë deri diku të papritur, ekonomia shqiptare u rrit me afro 4.5% në tremujorin e tretë të vitit, me ritme edhe më të larta krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm.

Sipas të dhënave nga Instat, rritja u mbështet sidomos te sektorët e energjetikës dhe të turizmit, që dhanë kontributin kryesor.

Dega e Industrisë dhe Energjisë kontribuoi me 1.71 pikë përqindje në rritjen totale. Megjithëse me një kontribut lehtësisht më të ulët se në tremujorin e dytë, sërish duket se kjo degë ishte shtylla kryesore e rritjes ekonomike.

Dega e tregtisë dhe e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit kontribuoi me 1.12 pikë përqindje, sidomos falë sezonit të mirë turistik. Ndërkohë, edhe ndërtimi dha një kontribut të konsiderueshëm, me afro 0.5 pikë përqindje.

Edhe degët e tjera dhanë kontribut pozitiv në rritje, me përjashtim të sektorit të informacionit dhe komunikimit, që kontribuoi negativisht me 0.12 pikë përqindje.

Rritja me 4.5% në tremujorin e tretë ishte një suprizë, të paktën pjesërisht. Vetë Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar një rënie të lehtë në ritmet e rritjes, por shifrat këtë herë duket sei kanë përgënjeshturar parashikimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.32% në tremujorin II

Energjia mban lart rritjen ekonomike