MENU
klinika

Befasia

Ermal Meta merr pjesë në Festivalin e RTSH-së

10.12.2018 - 14:05

Pasi triumfoi në Sanremo e më pas përfaqësoi Italinë në Eurovision fama e Ermal Metës është rritur ndjeshëm, por pavarësisht kësaj, ai ka pranuar të bëhet pjesë e edicionit të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar si i ftuar special.

Ermal Meta pritet të interpretojë disa nga këngët e tij më të mira, ndërsa kjo është hera e parë që edhe pse si i ftuar special, ai merr pjesë në një festival në Shqipëri, duke mos përfshirë koncertin e tij që e ka realizuar brenda këtij viti, nën organizimin e Bashkisë së Tiranës.

Përveç Ermal Metës ende nuk dihet nëse do të ketë të ftuar të tjerë specialë në natën finale të edicionit të 57-të të Festivalit në RTSH.