Nga Eugent Kllapi/
Duke u nisur nga qytetërimet e hershme shikojmë se kemi disa ngashmëri dhe ndryshueshmëri midis qytetërimeve të hershme dhe të reja, midis qytetërimeve paralele dhe midis qytetërimeve që kanë bashkëjetuar me njëra-tjetrën në kohë lufte apo paqeje.
Për ta thënë më thjesht, shumë kombe të vjetra apo të reja, kombe që bashkëjetojnë afër ose larg marrin dhe japin me njëri-tjetrin.
Argument i parë e kësaj është gjuha. Jo më kot gjuha jonë quhet si gjuhë indevropiane. Në qoftë se nuk do të kishte lidhje nga gjuha në gjuhë, nga rryma në rrymë, nga një qytetërim i hershëm në një qytetërim të ri nuk do të kishte ndërthyrje të elementëve gjuhësore nga një qyterërim në tjetrin.
Ku kuptohet kjo në gjuhën shqipe. Të gjitha ato që quhen ndryshme turqizma, sllavizma, latinizma, dhe greqizma të ngelura në hapësirën e fjalorit tonë shqiptar.
Gjuha si element i komunikimit jep dhe merr me çdo kulturë, po nuk pati këtë karakteristikë është gjuhë e vdekur dhe e destinuar për t’u zhdukur.
Marrëdhëniet midis vendeve detyrimisht kanë dhe dhënien e marrjen, si të aspekteve materiale dhe të atyre shpirtërore.
Shikojmë se ne si karakteristika të trashëgimisë tonë kulturore kemi periudha si ajo e kulturës greke, kulturës latine, apo kulturës sllave e kulturës osmane. Por kjo do të thotë se përveçse kemi marrë edhe kemi dhënë me këto qytetërime.
Elementë si qyteti si formë arkitekturore, qendra e qytetit, objektet e vendosura në qytet etj., deri tek objekte të veçanta janë dhënë dhe marrë.
Një karakteristikë e tillë është se si gjuhë ka disa parime universale mbi të mirën dhe të keqen. Përpos kësaj këtu e gjithë bota në hershmërinë e saj ka elementë si kanunorë dhe elementë muzikorë, institucionalë, morale apo juridike. Të gjithë kanë kaluar skllavërinë si rend më pas feudalizmin, më vonë demokracinë, të gjithë kanë pasur këngë epike dhe instrumentë.
Homeri, i pari rapsod që njohim nga historia ishte këngëtar i verbër që këndonte vjersha dhe dalëngadalë u mblodhën këto vjersha në kryeveprën botërore që dihet.
Po homerë ka pasur ngado, ata vijnë deri në ditët tona me eposet e tyre epike. Ashtu si ka pasur homerë ka pasur shpata, kuaj e parmenda.
Jo rastësisht bota antike ka shumë epose dhe vjersha në formë ligjërimesh epike, që nga Gilgameshi e deri në ditët tona.
Çdo epokë e qytetërimeve ka si elementë të përbashkët qytetërimorë edhe ndryshueshmëri të objekteve burimorë. Edhe lahuta, kitara, çiftelia janë të pranishme nga Japonia e deri matanë Ballkanit, ashtu si kanuni me elementë njësoj në Shqipëri dhe Japoni sipas studiuesve.
Nuk është relaltivizëm por përgjegjjshmëri i të arsyetuarit. Shumë mirë mund të mbajmë si vlerë kombëtare kabatë e mrekullueshme, por psh., ato kanë ardhur nga Perandoria Osmane, si dhe esnafët që këndonin e instrumentistët që krijonin.
Në këtë aspekt lahuta ësthë pjesë e Ballkanit, e dikujt burimore e dikujt e mëvoshme, rëndësi ka se si ne i mbrojmë këto elementë kulturorë në ndërgjegjen tonë shoqërore.
Brenda kësaj të ndryshmeje dhe të njëjtë midis dhënies dhe marrjes së pashmangshme duhet të kërkojmë përgjegjshmëri te vetja. Të mos zhdukim ato pjesë të kulturës burimore nga vijmë, nga formohet identiteti jonë shoqëror dhe kulturor e sidomos ai kombëtar.
Edhe ”barbarët” kanë kulturë, por varet çfarë kuptojmë ne me barbarë, atë që ndodhet brenda nesh e ngre krye për t’u bastarduar, apo atë që i mbron elementët e hershme.
Globalizmi sa donte të zhdukte një lloj hershmërie në kulturë, kuptoi që ajo është ajka e botës. Studiuesit e kulturës shpjegojnë se me globalizmin popujt, sa shkrihen te modernia, aq dhe më tepër vlerësojnë të tyren, tradicionalen, pasi ajo ndryshon dhe identifikon një popull nga një tjetër. Imperializmi donte të zhdukte këtë lloj ‘’barbarizmi’’ si të padenjë në stadet e modernizmit. Mos vallë jemi me mendësi të ngelur në imperializëm?
Brenda kulturës bashkëkohore ka shumë vend për ‘barbarizëm identitar’, është ajka e kulturës botërore si vlerë e patjetërsueshme botërore. Ajo është vetja jonë e pashmangshme me të mirat e të këqiat tona.
Duket sikur po e përdhosim për herë të dytë një nga figurat më të mëdha të nacionalizmit shqiptar që kontribuoi aq shumë me ‘’Lahutën e Malcis’’, at Gjergj Fishtën, eshtrat ia hodhëm në lumë, dhe me papërgjegjshmërinë tonë tani lahutën e vumë në gjumë.
Mos ma prek atë lahutë, ajo është imja…!