Menu

Niveli më i ulët në 9 vjet

Euro poshtë 124 lekëve

06.12.2018

Euro ka zbritur të enjten në nivelin 123.95 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, kjo është hera e parë që nga janari i vitit 2009, që euro bie poshtë vlerës së 124 lekëve.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Tashmë është e qartë se tregu ka një ofertë të lartë të monedhës europiane, e ndikuar nga përmirësimi i bilancit tregtar, sasitë ende të mëdha të investimeve të huaja direkte dhe sezonit pozitiv turistik.

Një burim tjetër valute mund të jetë edhe eurobondi i emetuar dy muaj më parë nga qeveria shqiptare, në momentin që ato konvertohen në lekë për të mbuluar shpenzimet qeveritare.

Rënia e euros, megjithatë, gjithnjë e më shumë mund të ndikohet nga faktori psikologjik. Pritshmëria e se kursi euro-lek do të bjerë më tej i shtyn shumë agjentë të tregut që të shesin euro, para se monedha europiane të zhvlerësohet më tej. Kjo rrit ofertën e euros, duke sjellë pikërisht dobësimin e mëtejshëm të saj.

Megjithëse zyrtarisht Banka e Shqipërisë nuk e ka mbyllur programin e ndërhyrjes në tregun valutor, javët e fundit as kjo prani nuk ka mjaftuar për ta frenuar zhvlerësimin e euros.

Në deklaratën e misionit të fundit, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i pati kërkuar Bankës së Shqipërisë të ndërpriste gradualisht ndërhyrjen në tregun valutor. Ndoshta kjo ka bërë që Banka Qendrore të tërhiqet dhe t’i lërë vend mekanizmave të tregut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shifrat më të fundit

Humbjet në rrjet, 23.6%

12.2% në tremujorin III

Ulja e papunësisë prek rekord të ri

501 mln euro për këtë vit

Dërgesat e emigrantëve po rigjenerohen

Edhe tremujori III në rritje

1.5 mld euro të ardhura nga turizmi

Për të dytin tremujor radhazi

Investimet e huaja, rënia ka nisur