Një makinë e parkuar është qëlluar me breshëri kallashnikovi gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Zhupan të Fierit.
Mësohet se mjeti ishte i parkuar prej 1 muaji pranë një karburanti dhe është qëlluar me 9 plumba. Dyshohet se mjeti ka qenë për shitje dhe pronari është A.B, banues në Zhupan.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit për identifikimin e autorëve. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet.
“Në datën 19.12.2018, gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.B, banues në Zhupan, i cili prej 1 muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi mjetin e kishte nxjerrë në shitje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit”- thuhet nga policia.