MENU
klinika

Përplasjet e këshilltarëve bashkiakë

Gjirokastër/ Shtyhet miratimi i buxhetit 2019

29.12.2018 - 16:32

Pas shumë orë diskutimesh dhe debatesh mes këshilltarëve socialistë, demokratë dhe ata të LSI, është arritur kompromisi për mos miratimin e buxhetit në mbledhjen e sotme maratonë të legjislativit vendor duke e shtyrë pas tre ditësh.

Kjo pas bërjes transparencë të shpenzimeve dhe grafikut financiar të kuotës 25% që ka Bashkia si aksionere në SportKlub Luftëtari. Bashkë me të edhe rishikimi i projektinvestimit për rehabilitimin e rrugës së fshatit Palokastër pas dëmtimit të saj.

 

Këshilltarët e PD kanë qenë agresiv në mosmiratimin e buxhetit në mbledhjen e sotme pasi 54% e tij, është planifikuar për pagat e punonjësve të administratës së Bashkisë dhe agjencive që varen prej saj.

Kjo për këshilltarët demokratë Ilir Gushi, Roland Bejko, Beqir Gjika dhe kryedemokratin e Gjirokastrës Dasho Aliko është e papranueshme pasi nuk gjenden shembuj të tillë që më shumë se gjysma e buxhetit të shkojë për paga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dalja nga skema e ndihmës ekonomike

Punësimi, Gjirokastra kryeson, Memaliaj problematik


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë