MENU
klinika

Transferimet e prokurorëve

Gjykata Administrative ‘rrëzon’ Arta Markun kundrejt prokurorëve

27.12.2018 - 15:48

Dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda Olsian Cela e Besim Hajdarmataj fitojnë betejen me Arta Markun.

Gjykata administrative vendosi të pranoje paditë e dy prokurorëve të cilet i trasferoi kryeprokurorja e përkohshme në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes Shullazi.

Administrativja ka argumentuar ndër të tjera se urdhrat e Markut per trasferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Vendimet i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka perfunduar edhe afati 3 mujor i trasferimit. Megjithate që kjo të ndodhë duhet të ketë një vendim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Burimet thanë se KLP pritet të mblidhet të premten per të diskutuar për rastin e prokurorit Cela për faktin se ky i fundit e ka vëne në levizje permes nje shkrese.

E paqartë mbetet fakti nëse vendimet mund të ankimohen dhe nëse po nga cili institucion.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore