MENU
klinika

Dënimi në mungesë

Gjykata në Shkup e dënon Gruevskin

05.12.2018 - 12:34

Gjykata e Shkupit ka caktuar masën 30 ditë burg për ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, pork y i fundit ndodhet për azil politik në Hungari.

Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, gjykata me kërkesë të PPS, caktoi paraburgim prej 30 ditësh për Gruevskin, i cili është në arrati.

Ky është paraburgimi i dytë për Gruevskin në mungesë. Para shtatë ditëve gjykata i shqiptoi paraburgim edhe për rastin “Talir”.

Kujtojmë se para se të kërkojë azil politik dhe të arratiset nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u ka shkruar letër anëtarëve të Komisionit Evropian.

Në letër Gruevski kërkon gjykatës ndërkombëtar që të kontrollojnë siç thotë ai, përndjekjen masive në shtet. /Konica.al/